Qëndrimi i BE-së vërteton vërejtjet e DHTIK mbi procesin e liberalizimit të energjisë në Kosovë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi procesin e liberalizmit të energjisë elektrike në Kosovë, dhe i bën serish thirrje qeverisë që të reflektojë karshi situatës së krijuar. “Qëndrimi i Bashkimit Evropian vërteton deklarimet tona se procesi i liberalizimit është me shumë të meta. Përpos që vlerëson se marrëveshja mes…

Lajme
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi procesin e liberalizmit të energjisë elektrike në Kosovë, dhe i bën serish thirrje qeverisë që të reflektojë karshi situatës së krijuar.
“Qëndrimi i Bashkimit Evropian vërteton deklarimet tona se procesi i liberalizimit është me shumë të meta. Përpos që vlerëson se marrëveshja mes KEK-ut dhe KESCO-s është në kundërshtim me legjislaturën e BE-së, Komunitetit të energjisë, sikurse është edhe në mospërputhje me parimet e konkurrencës së lirë dhe ndihmave shtetërore, ndryshe nga Qeveria e Kosovës që nuk ka pasur vullnetin për të tejkaluar këtë situatë, BE-ja ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur këtë proces të rëndësishëm me 28.2 milionë euro”, thuhet në një komunikatë për media.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë rithekson se mënyra e liberalizimit të energjisë elektrike është përcjellë me një mori shkelje për çka edhe ka ngritur padi kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Gjithashtu, nga ky vendim po dëmtohen bizneset duke iu rrezikuar tashmë qëndrueshmërinë e tyre dhe humbjen e numri të madh të vendeve të punës. DhTIK i bën thirrje sërish qeverisë që të reflektojë karshi situatës së krijuar.”