Haradinaj thotë se do të votonin sot nëse ndërrohet kandidati: Kemi Qeveri të kundërligjshme, një njeri vjen si deputet dhe ushtron rolin e kryeministrit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit në lidhje me këtë bllokadë që ka ndodhur në Kuvend. Ai në lidhje me deputetët që po vazhdojnë t’i mbajnë edhe pozitat ne Qeveri, ka thënë se është e kundërligjshme. “Unë kam thënë publikisht e përsëris, mendoj që kemi Qeveri kundërligjshëm. Një njeri…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit në lidhje me këtë bllokadë që ka ndodhur në Kuvend.
Ai në lidhje me deputetët që po vazhdojnë t’i mbajnë edhe pozitat ne Qeveri, ka thënë se është e kundërligjshme.
“Unë kam thënë publikisht e përsëris, mendoj që kemi Qeveri kundërligjshëm. Një njeri që i mban dy pozita edhe vjen si deputet edhe ushtron rolin e kryeministrit është e kundërligjshme. Gabim është çka po ndodh por çka t’i bëjmë”, ka thënë Haradinaj.
Në lidhje me pozitën e kryekuvendarit, Haradinaj ka thënë se do të votonin sot nëse ndërrohet propozimi.
“Ne i kemi ofru propozimin para se me u nominu Haxhiu. Kush e mban mend seancën e parë të datës 15, ne kemi thënë se jemi të gatshëm me votu këto dy kandidate. Me kalimin e kohës kjo është blloku me pozicionimin e Haxhiut. Personalisht unë e vlerësoj edhe si njeri edhe si familje, por ne kemi bë një ofertë dhe i qëndrojmë asaj oferte dhe jemi të gatshëm me votu sot nëse e ndërrojnë emrin e kandidatit”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/