Balje i reagon deputetes së Vetëvendosjes: Komplekset tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Duda Balje i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Arbëresh Kryeziu e cila tha se nuk e di çfarë do të mund t’i mësonte Balje studentët, apo se çfarë lënde do të mund të ligjëronte. Balje tha se nuk e di nëse do të duhet t’i kërkojë…

Lajme

03/06/2025 10:07

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Duda Balje i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Arbëresh Kryeziu e cila tha se nuk e di çfarë do të mund t’i mësonte Balje studentët, apo se çfarë lënde do të mund të ligjëronte.

Balje tha se nuk e di nëse do të duhet t’i kërkojë një takim të përbashkët me të gjithë deputetët që do të donin të dinin më shumë për të.

Duke e marrë me qetësi situatën e krijuar, Balje tha se është shumë e rëndësishme për të se çfarë mendojnë ata, sa s’mund të imagjinohet, transmeton lajmi.net.

“Dhe tani si, me të gjithë ata kolegë që nuk dinë (pothuajse asgjë) por që do të donin shumë ta dinin a duhet t’i shpjegoj një nga një apo duhet të kërkoj një takim të përbashkët me të gjithë?P.S. Kjo duhet të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur sepse është kaq e rëndësishme për mua se çfarë mendojnë ata, sa nuk mund ta imagjinosh…Mos vet!!!!!”, thuhet në reagim.

Duke iu referuar deputetes Kryeziu-Hyseni ajo tha se “komplekset e vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë”.

“Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë.Arbëreshë Kryeziu Hyseni”./Lajmi.net/

Deputetja e VV-së tenton ta përulë deputeten Balje: Kënd kish mujt me mësu ajo?