Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në llogarinë e policisë në Facebook. “Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin…

Lajme
Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në llogarinë e policisë në Facebook.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën vjedhje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në kërkesën për bashkëpunim, luten qytetarët që të ofrojnë çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.