Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 3 qershor: Mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 08:30) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të aktiviteteve për promovimin e programeve të Bashkimit Evropian në të cilat merr pjesë Kosova,…

Lajme

03/06/2025 08:42

Ngjarjet e datës 3 qershor:

Mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 08:30)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të aktiviteteve për promovimin e programeve të Bashkimit Evropian në të cilat merr pjesë Kosova, mban sesionin informues. (Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day) për ushtrimin ndërkombëtar “Defender Europe 25”. (Poligoni i stërvitjes në Babaj të Bokës, Komuna e Gjakovës, ora 13:00, mediat në Aeroportin e Gjakovës jo më vonë se në orën 12:00)

Mbahet promovimi i librit “Xhemajl Ramaj – uragan i lirisë”, nga autori Fikret Rama. Biblioteka “Hajdin Berisha”, në Suharekë, ora 12:00).