Tërmeti në Turqi- një 14 vjeçare vdes nga një sulm paniku, 69 të tjerë hidhen nga lartësia

Tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë. Tërmeti me magnitutë 5.8 rihter është ndjerë fuqishëm në Turqi në mesnatë, rreth orës 02:00. Ndonëse tërmeti është ndjerë edhe në Greqi aty nuk raportohet për të lënduar. Kurse sipas informacioneve të para theksohet se një 14 vjeçare ka humbur jetën në Turqi si shkak i një atak paniku…

Bota

03/06/2025 08:32

Tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë. Tërmeti me magnitutë 5.8 rihter është ndjerë fuqishëm në Turqi në mesnatë, rreth orës 02:00.

Ndonëse tërmeti është ndjerë edhe në Greqi aty nuk raportohet për të lënduar.

Kurse sipas informacioneve të para theksohet se një 14 vjeçare ka humbur jetën në Turqi si shkak i një atak paniku gjatë tërmetit.

Kurse 69 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur pasi u hodhën nga lartësia, si shkak i frikës.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta, me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Ali Yerlikaya theksoi konkretisht se nuk u regjistruan dëme serioze në rajon. Aktualisht, operacionet e shpëtimit dhe masat e sigurisë po vazhdojnë në zonë./Lajmi.net/