Vetaksidenti ku vdiq e reja në Drenas, Policia jep detaje

Një vetaksident ka ndodhur dje rreth orës 14:43 në fshatin Polluzhë të Drenasit. Nga ky aksident një vajzë ka vdekur, ndërsa vetë shoferi ka pësuar lëndime të rënda, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, kanë thënë se po e hetojnë rastin. “Fsh. Polluzhe, Drenas 01.06.2025-14:43. Raportohet se vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga…

Lajme

02/06/2025 09:52

Një vetaksident ka ndodhur dje rreth orës 14:43 në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Nga ky aksident një vajzë ka vdekur, ndërsa vetë shoferi ka pësuar lëndime të rënda, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, kanë thënë se po e hetojnë rastin.

“Fsh. Polluzhe, Drenas 01.06.2025-14:43. Raportohet se vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident trafiku, ku si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar vetë vozitësi, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka mbetur e vdekur. Njësitë përkatëse policore janë duke trajtuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Siç është raportuar në media, viktimat e këtij aksidenti kanë qenë të fejuar me njëri-tjetrin dhe ishin të rinj në moshë. /Lajmi.net.