Shahini i kundërpërgjigjet ministres Rizvanolli: Bizneseve s’u bën presion askush

Kryetar i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në detyrë te Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se i kanë ftuar në takim bizneset lidhur me daljen në treg të lirë, por se sipas saj, Oda Ekonomike po u bënë presion që të mos mbajnë takime, por të protestojnë.…

Lajme

29/05/2025 23:45

Kryetar i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në detyrë te Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se i kanë ftuar në takim bizneset lidhur me daljen në treg të lirë, por se sipas saj, Oda Ekonomike po u bënë presion që të mos mbajnë takime, por të protestojnë.

Të enjten në “Politiko”  Shahini e ka quajtur të pavend deklaratën e Rizvanollit, duke thënë se nuk ka presion ndaj bizneseve.

“Asnjë element që mund t’i besohet komentit të saj, askush nuk ka bërë presion, bizneseve nuk mund t’i bëjë presion dikush që hajde të bëjmë një veprim, e kanë bërë në mënyrë vullnetare”, ka thënë Shahini.