Hoxha: Kurti do diagonozë të veprimeve, kryeministër i jashtëligjshëm dhe deputet i Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur për një postim që pati sot në rrjetin social në Facebook, në të cilin tha: “Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë”. Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ajo ka deklaruar se fjalën e pati për kryeministrin në detyrë…

Lajme

29/05/2025 23:38

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur për një postim që pati sot në rrjetin social në Facebook, në të cilin tha: “Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë”.

Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ajo ka deklaruar se fjalën e pati për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, që sipas saj, po i mban dy pozita, e kjo është e jashtëligjshme.

“Do diagnozë të veprimeve të tij si kryeministër i jashtëligjshëm në detyrë dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës. Jo vetëm si pozicione, por edhe si veprime të jashtëligjshme, dhe normalisht si dy pozicione paralele. Kjo është eshë shembje e rendit kushtetues, cenon integritetin e të gjitha institucioneve, qofshin ato në detyrë Qeveria që nuk është zgjedhur ende, qoftë edhe Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Hoxha.