Zbulohet kur do të lansohet hiti i Gjestit ‘Veshu ndrequ’

Gjesti, ka konfirmuar zyrtarisht se kënga e tij më e re, “Veshu Ndrequ”, do të publikohet më 30 maj. Projekti i shumëpritur ka marrë vëmendje të madhe që para lansimit, duke u bërë viral në rrjetet sociale vetëm nga disa fragmente të publikuara në InstaStory dhe TikTok. Përmes një postimi të fundit, Gjesti ka ndarë…

ShowBiz

28/05/2025 19:37

Gjesti, ka konfirmuar zyrtarisht se kënga e tij më e re, “Veshu Ndrequ”, do të publikohet më 30 maj.

Projekti i shumëpritur ka marrë vëmendje të madhe që para lansimit, duke u bërë viral në rrjetet sociale vetëm nga disa fragmente të publikuara në InstaStory dhe TikTok.

Përmes një postimi të fundit, Gjesti ka ndarë disa sekuenca nga videoklipi i këngës, duke ndezur edhe më shumë interesin e publikut. Pamjet tregojnë një atmosferë dinamike, duke lënë të kuptohet se po vjen një super hit veror.

“Veshu Ndrequ” duket se do të jetë një kombinim i energjisë tipike të Gjestit, që rezonon me stilin e tij të njohur. Fansat kanë mbushur rrjetet me komente pozitive dhe mezi presin datën e publikimit.