Përfundon intervistimi edhe i kryeshefit të AUV-it, Bekim Hoxha

Ka përfunduar intervistimi i kryeshefit të AUV-it, Bekim Hoxha në polici, i cili është liruar në procedurë të rregullt. Avokati i Hoxhës, Artan Qerkini në një prononcim për nacionalen ka thënë se klienti i tij është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. “Bekim Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë…

Lajme

27/05/2025 19:29

Ka përfunduar intervistimi i kryeshefit të AUV-it, Bekim Hoxha në polici, i cili është liruar në procedurë të rregullt.

Avokati i Hoxhës, Artan Qerkini në një prononcim për nacionalen ka thënë se klienti i tij është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Bekim Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer vepër penale, për vazhdimin e hetimeve do ju mbajmë të informuar.”, tha Qerkini.

Në pyetjen e gazetarit se në çfarë cilësie është intervistuar Hoxha, avokati tha se “ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit”.

Hoxha, sikurse ministri i Bujqësisë, Faton Peci, janë duke u hetuar për rastin me fabrikën për mbetje shtazore.

Sot Prokuroria Speciale zhvilloi një aksion në disa lokacione, duke përfshirë këtu objektin e Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-in.

Ministri Peci po ashtu u intervistuar si i dyshuar sot. Ai pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt./lajmi.net/