Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka pësuar lëndime

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në drejtimin Fushë Kosovë – Mazgit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu, ku njoftoi se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Rexhepi-Gërxhaliu bëri të ditur se një përson ka pësuar lëndime trupore. “Me datë 26.05.2025 rreth…

Lajme

26/05/2025 21:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në drejtimin Fushë Kosovë – Mazgit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu, ku njoftoi se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Rexhepi-Gërxhaliu bëri të ditur se një përson ka pësuar lëndime trupore.

“Me datë 26.05.2025 rreth orës  19:00 është raportuar për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” respektivisht në drejtimin Fushë Kosovë – Mazgit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, derisa deri tani është raportuar për një person të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Rexhepi-Gërxhaliu.