Lirohet ish deputeti i VV-së i cili u ndalua nga autoritetet serbe
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është liruar ish deputeti i VV-së, Gramos Agusholli i cili ishte ndaluar nga autoritetet serbe. MPJD ka njoftuar se Agusholli është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Sloveni, shkruan lajmi.net. “MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që…

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është liruar ish deputeti i VV-së, Gramos Agusholli i cili ishte ndaluar nga autoritetet serbe.
MPJD ka njoftuar se Agusholli është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Sloveni, shkruan lajmi.net.
“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në komuikatën e MPJD-së.
Agusholli është ndaluar sot në pikën kufitare në Merdare i cili po kalonte transit në Serbi për të arritur në Sloveni.
MPJD pati thënë se kanë njoftuar misionet diplomatike të shteteve të QUIN-it dhe zyrën e BE-së në Beograd. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: