Zyrtare: Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i Nismës, “Çeliku” s’kishte kundërkandidat
Nisma Socialdemokrate e ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor. Me këtë, kryetar i këtij subjekti politik është rizgjedhur Fatmir Limaj. Limaj ishte kandidat i vetëm për këtë pozitë. Ndërkohë po sot Nisma pritet ta zgjedhë Kryesinë si dhe Këshillin e partisë.
