Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Mësohet se viktima është një shtetas i huaj. Lidhur me këtë rast, klankosova ka kontaktuar Prokurorinë Themelore, e cila ka konfirmuar se prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. “Prokurori i shtetit është duke ndërmarr…

Lajme

25/05/2025 14:32

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Mësohet se viktima është një shtetas i huaj.

Lidhur me këtë rast, klankosova ka kontaktuar Prokurorinë Themelore, e cila ka konfirmuar se prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

“Prokurori i shtetit është duke ndërmarr të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës.