Incidenti me maturantët serb në veri, Policia e Kosovës thërret konferencë për media

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë për media në lidhje me incidentin me maturantët serb në veri. Ky incident u përcoll me reagime e polemika të shumta, sa që shteti i Serbisë e hiperbolizoj situatën duke lëshuar fletarrest për një policë të Kosovës, shkruan lajmi.net Konferenca do të mbahet në ora 15:00, në drejtorinë rajonale…

Lajme

25/05/2025 14:05

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë për media në lidhje me incidentin me maturantët serb në veri.

Ky incident u përcoll me reagime e polemika të shumta, sa që shteti i Serbisë e hiperbolizoj situatën duke lëshuar fletarrest për një policë të Kosovës, shkruan lajmi.net

Konferenca do të mbahet në ora 15:00, në drejtorinë rajonale të Policisë, tek stacioni policor Qendër në Prishtinë.

Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha./lajmi.net/