Kush ia bëri ofertën në këmbim të votës për Haxhiun, Balje: Është doktor, njeri i partisë në pushtet

Deputetja Duda Balje gjatë ditës së sotme ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun. Balje ka jep detaje për personin i cili i’a ka ofruar pozitën e profesoreshës në Shkup në ‘këmbim të votës’ së saj. Balje gjithashtu është shprehur…

Lajme

24/05/2025 11:22

Deputetja Duda Balje gjatë ditës së sotme ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Balje ka jep detaje për personin i cili i’a ka ofruar pozitën e profesoreshës në Shkup në ‘këmbim të votës’ së saj.

Balje gjithashtu është shprehur se ka refuzuar ofertën dhe se ka vendosur të flas pas deklaratve të Ramush Haradinaj.

“Kjo ka ndodhë para disa jave dhe nuk kam desht me fol, por reagova pasi z.Haradinaj e përmendi.Unë kam refuzu ofertën dhe nuk kam shku as në kafe. Oferta është bërë nga njerëz të paritsë që janë në pushtet”, ka thënë Balje. Ajo është shprehur se nuk ka ndërru qëndrim dhe se nuk do ta mbështesë Vetëvendosjen”, ka thënë Balje në Tëvë1.

Për këtë ajo është shprehur se personi i cili ka ofruar që të bëjë ‘këmbim të votës’ është pjestar i UÇK-së.

“Kanë bërë ofertë ata të cilët janë në pushtet. Personi i cili ka bërë kërkesen është një doktor prej Kosovës është pjestar i UÇK-së edhe e respektoj shumë edhe unë e di se ai është duke më përcjell edhe personi edin se kush është edhe për respekt nuk po tregoj më shumë”, është shprehur Balje.