Aksident në Kçiq të Mitrovicës, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri. Një automjet i punës raportohet se ka goditur një makinë të tipit “Mercedes” në fshatin Kçiq. Si shkak i këtij aksidenti janë lënduar katër persona. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40…

Lajme

23/05/2025 08:46

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.

Një automjet i punës raportohet se ka goditur një makinë të tipit “Mercedes” në fshatin Kçiq.

Si shkak i këtij aksidenti janë lënduar katër persona.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona”, thuhet në njoftim.

Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autoambulanca  për të transportuar të lënduarit ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve./Lajmi.net/