Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë edhe sot grevën përpara Komunës së Prishtinës
Punëtorët e shumtë të kompanisë “Pastrimi” janë duke vazhduar edhe sot grevën e tyre. Punëtorët kanë protestuar prej tri herë radhazi duke kërkuar plotësimin e kushteve tyre si pagat, furnizimi me naftë të kamionëve dhe mjetet e punës. Punëtorët kanë grevuar edhe mbrëmë natën dhe të njëjtit po vazhdojnë që edhe sot të qëndrojnë para…

Lajme
Punëtorët e shumtë të kompanisë “Pastrimi” janë duke vazhduar edhe sot grevën e tyre.
Punëtorët kanë protestuar prej tri herë radhazi duke kërkuar plotësimin e kushteve tyre si pagat, furnizimi me naftë të kamionëve dhe mjetet e punës.
Punëtorët kanë grevuar edhe mbrëmë natën dhe të njëjtit po vazhdojnë që edhe sot të qëndrojnë para Komunës së Prishtinës.
Nga “Pastrimi” ditë më parë u bë e ditur se Komuna e Prishtinës u ka borxh 2.7 milionë euro.
Nga këta të fundit dje u propozua nënshkrimi i një marrëveshje për 1.5 milionë euro-e të cilën nuk duan të pranojnë punëtorët pasi nuk përkon me kërkesat e tyre./Lajmi.net/