Reagon shkolla ku u raportua se nuk e pranuan një fëmijë me Sindrom Down: Asnjëherë nuk pati aplikim për regjistrimin e saj
Një prind sot në kryeqytet, Burim Sopa ka raportuar se vajza e tij Nisa, me Sindrom Down, nuk është pranuar në shkollën private “The British School of Kosova”. Në lidhje me këtë ka reaguar sot vet shkolla në fjalë, të cilët e kanë mohuar një gjë të tillë. Ata kanë thënë se asnjëherë nuk ka…

Lajme
Një prind sot në kryeqytet, Burim Sopa ka raportuar se vajza e tij Nisa, me Sindrom Down, nuk është pranuar në shkollën private “The British School of Kosova”.
Në lidhje me këtë ka reaguar sot vet shkolla në fjalë, të cilët e kanë mohuar një gjë të tillë.
Ata kanë thënë se asnjëherë nuk ka pas aplikim për regjistrimin e këtij fëmije, shkruan lajmi.net.
“Në lidhje me një ankesë të publikuar në rrjetet sociale nga një prind i cili ka pretenduar se fëmija i tij nuk është pranuar në shkollë për shkak të gjendjes se veçantë, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se: Shkolla po sa është njoftuar me këtë ankesë, e ka ftuar prindin në takim me drejtuesit e shkollës për të sqaruar ankesën dhe shqetësimin e tij. Administrata e shkollës ka kontrolluar të gjitha aplikacionet për regjistrim dhe është konstatuar se personi në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për regjistrimin e fëmijës së tij në shkollë, as fizikisht e as online”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/