“Problem teknik në PTK” – Komuna e Prishtinës tregon arsyen pse nuk punuan numrat emergjent të kryeqytetit

Për afro një orë, numrat emergjent të kryeqytetit nuk kanë punuar dhe qytetarët nuk kanë pas mundësi t’i telefonojnë ata. Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka thënë se këta numra (0800 122 33 dhe 0800 122 44), i përkasin Qendrës Operative Emergjente të Kryeqytetit, dhe jo Drejtorisë së Inspeksionit. Arsyeja se pse…

Lajme

22/05/2025 15:31

Për afro një orë, numrat emergjent të kryeqytetit nuk kanë punuar dhe qytetarët nuk kanë pas mundësi t’i telefonojnë ata.

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka thënë se këta numra (0800 122 33 dhe 0800 122 44), i përkasin Qendrës Operative Emergjente të Kryeqytetit, dhe jo Drejtorisë së Inspeksionit.

Arsyeja se pse këta numra nuk kanë funksionuar, sipas Komunës së Prishtinës ka qenë një problem teknik në PTK, shkruan lajmi.net.

“Theksojmë se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar me qëllim, dhe nuk ka pasur asnjë synim për të shmangur komunikimin apo raportimin e rasteve dhe ankesave nga qytetarët. Gjithashtu, ju lutemi të keni parasysh se në rastet kur nuk arrini të lidheni me operatorin kujdestar, kjo ndodh për shkak të numrit të madh të thirrjeve dhe ngarkesës së madhe që kjo Qendër ka gjatë 24 orëve të punës së saj. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ju siguron se çdo ankesë e paraqitur nga ana juaj pranohet, trajtohet dhe përcillet tek drejtoritë përkatëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.