Kallas planifikon t’i ftojë “sa më shpejtë” në Bruksel përfaqësuesit nga Prishtina dhe Beogradi

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-sa, Kaja Kallas, ka deklaruar se në Serbi, me përfaqësuesit atje ka folur edhe për marrëdhëniet që kanë me Kosovën. Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se ka në plan që të ftojë përfaqësues nga Kosova dhe Serbia në Bruksel për të vazhduar me bisedimet para për…

Lajme

22/05/2025 15:17

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-sa, Kaja Kallas, ka deklaruar se në Serbi, me përfaqësuesit atje ka folur edhe për marrëdhëniet që kanë me Kosovën.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se ka në plan që të ftojë përfaqësues nga Kosova dhe Serbia në Bruksel për të vazhduar me bisedimet para për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Folëm për marrëdhëniet e Serbisë me fqinjin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Nuk është vetëm një përmirësim i marrëdhënieve, por është edhe thelbësore për të ardhmen evropiane të Serbisë. Është koha për të kapërcyer të kaluarën dhe për t’u përqendruar në të ardhmen e përbashkët. Planifikova të ftoja përfaqësuesit nga Beogradi dhe Prishtina në Bruksel sa më shpejt të jetë e mundur për të diskutuar hapat konkretë përpara”, ka thënë Kallas.