Shqetësuese: Rrafshi i Dukagjinit me numër të lartë të dhunës në familje

Dhuna në familje është një prej veprave më të shpeshta të raportuara në Polici. Kjo dukuri u ka shkaktuar probleme të mëdha shumë familjeve, derisa në 24 orët e fundit në vendin tonë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje vetëm në rrafshin e Dukagjinit. Shumë prej tyre në Gjakovë e një në Malishevë.…

Lajme

22/05/2025 10:30

Dhuna në familje është një prej veprave më të shpeshta të raportuara në Polici.

Kjo dukuri u ka shkaktuar probleme të mëdha shumë familjeve, derisa në 24 orët e fundit në vendin tonë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje vetëm në rrafshin e Dukagjinit.

Shumë prej tyre në Gjakovë e një në Malishevë.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 21.05.2025, 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrveshje ishin përleshur në mes vete. Të dyshuarat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë. Viktima femër kosovare  me datën 21.05.2025  ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se I njëjti nën ndikim të alkoolit kishte filluar  të bërtas dhe të thyej gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.

Gjakovë 21.05.2025, 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përdorues i narkotikëve i kishte shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor. /Lajmi.net/