Asgjë e re, tentime pa efekt- Dështimi i 19 për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të 19-ën herë me radhë për të tentuar që të arrihet konstituimi i Kuvendit. Deputetët u mblodhën në seancën e thirrur pas 48 orëve nga e kaluara. Edhe në këtë seancë kryesuesi , Avni Dehari njoftoi se të pranishëm janë 109 deputetë. Pas kësaj, ai theksoi…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të 19-ën herë me radhë për të tentuar që të arrihet konstituimi i Kuvendit.
Deputetët u mblodhën në seancën e thirrur pas 48 orëve nga e kaluara.
Edhe në këtë seancë kryesuesi , Avni Dehari njoftoi se të pranishëm janë 109 deputetë.
Pas kësaj, ai theksoi se në seancat e kaluara partitë politike si PDK, LDK ,AAK dhe Nisma nuk kanë propozuar asnjë emër për komisionin që mundëson votimin e fshehtë.
Njësoj edhe sot Dehari ftoi partitë politike për propozim- e të njëjtat nuk pranuan.
“54 për një kundër dhe s’ka abstenime”, tha Dehari.
Seanca u ndërpre pas disa minutave duke mos u arritur asgjë.
Dehari pas kësaj tha se seanca e radhës zhvillohet të premten nga ora 11:00./Lajmi.net/