Rexhaj: VV nuk i frikësohet askujt asnjë subjekti politik

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj për RTV21 para fillimit të seancës së 19-të konstituive tha se VV nuk e ndërron qëndrimin e saj rreth kandidates, Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Ai tutje shtoi se votuesit e VV-së e shohin të duhur që ”të bëjmë koalicion me LDK-në”. ”Të dy grupet, elektorate qytetarët pra preferojnë…

Lajme

21/05/2025 11:01

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj për RTV21 para fillimit të seancës së 19-të konstituive tha se VV nuk e ndërron qëndrimin e saj rreth kandidates, Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ai tutje shtoi se votuesit e VV-së e shohin të duhur që ”të bëjmë koalicion me LDK-në”.

”Të dy grupet, elektorate qytetarët pra preferojnë që ta kemi një koalicion me LDK-në. Normalisht ne preferojmë të shkojmë me ata që qytetarët na rrugëtojnë të shkojmë me atë. Por LDK ka dhënë një qendrim që po e kërkon PDK-në”, tha Rexhaj.

Ai tutje ka shtuar se ”VV nuk i frikësohet askujt asnjë subjekti politik edhe në kuptimin elektoral”.