Dy vajza rrahin një tjetër në Prishtinë, të dyshuarat dërgohen në mbajtje

Një vajzë është sulmuar nga dy vajza të tjera, dje (e martë) në mesditë në Prishtinë.  Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. Të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.  “Prishtinë 20.05.2025-14:40. Janë arrestuar dy femra të dyshuara kosovare pasi që të njëjtat dyshohet…

Lajme

21/05/2025 11:16

Një vajzë është sulmuar nga dy vajza të tjera, dje (e martë) në mesditë në Prishtinë. 

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

“Prishtinë 20.05.2025-14:40. Janë arrestuar dy femra të dyshuara kosovare pasi që të njëjtat dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/