Vetëvendosje edhe sot njësoj- tenton t’ia sigurojë Albulena Haxhiut përmes votimit të fshehtë

Edhe në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës procedura do të jetë e njëjtë. Deputetët pritet të mblidhen në ora 11:00 për një seancë me zhvillime të njëjta. Këtë të paktën e konfirmoi edhe deputeti i Listës Guxo, Faton Peci i cili tha se edhe sot do të bëhet propozimi për votimin e…

Lajme

21/05/2025 10:41

Edhe në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës procedura do të jetë e njëjtë.

Deputetët pritet të mblidhen në ora 11:00 për një seancë me zhvillime të njëjta.

Këtë të paktën e konfirmoi edhe deputeti i Listës Guxo, Faton Peci i cili tha se edhe sot do të bëhet propozimi për votimin e komisionit të fshehtë për votimin e të propozuarës së tyre Albulena Haxhiu.

“Vazhdimi i seancës me pikën e njëjtë të rendit të ditës propozimi për votimin e komisionit për votim të fshehtë. Ne kemi reflektuar në forma të ndryshme dhe kemi treguar se jemi të hapur për të diskutuar për partneritet e koalicione. Ajo që nuk mundet… apo në rast se e quani reflektim që opozita të gjedhë kandidaten për partinë fituese atëherë kjo është tentim për të imponuar kandidaten”, deklaroi Peci, shkruan lajmi.net.

Kësisoj sot deputetët mblidhen për të 19-ën herë me radhë duke tentuar kështu që të arrihet konstituimi i kuvendit.

Disa muaj pas zgjedhjeve e një muaj nga seanca e parë konstituive, në Kuvendin e Kosovës është arritur që të bëhet vetëm betimi i deputetëve dhe asgjë tjetër.

Pavarësisht kësaj, ministrat në detyrë vazhdojnë të jenë edhe ministra dhe deputetë e ngjashëm edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Vendi po vazhdon të jetë në bllokadë politike e institucionale- edhe pse sipas Kurtit nuk ka asnjë nguti në lidhje me këtë situatë./Lajmi.net/