“Më testoni se a i kam 61 vota për kryeministër” – A e pranoi mbrëmë Kurti që s’është interesuar fare për t’i siguruar vota Haxhiut?

Sot do të jetë tentimi i 19-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës. Në 18 herat e kaluara, Kurti dhe partia e tij kanë dështuar që t’ia sigurojnë 61 vota Albulena Haxhiut, e propozuar nga kjo parti për kryeparlamentare, shkruan lajmi.net Mbrëmë në një intervistë në RTK, Kurti bëri një deklaratë të çuditshme, duke proklamuar…

Lajme

21/05/2025 10:24

Sot do të jetë tentimi i 19-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Në 18 herat e kaluara, Kurti dhe partia e tij kanë dështuar që t’ia sigurojnë 61 vota Albulena Haxhiut, e propozuar nga kjo parti për kryeparlamentare, shkruan lajmi.net

Mbrëmë në një intervistë në RTK, Kurti bëri një deklaratë të çuditshme, duke proklamuar se i ka 61 vota për kryeministër, por jo edhe për kryeparlamentar. Pavarësisht se nuk arriti si Vetëvendosje t’i sigurojë as 58 vota- e gjithnjë kishte më pak, Kurti deklaron se në fakt për Qeveri i ka 61.

“Ata nuk besojnë që unë i kam 61 për Kryeministër, dhe unë ju them atyre që më testoni. Nëse ata besojnë që Albin Kurti nuk i ka 61 vota të deputetëve për t’u bërë Kryeministër përsëri e kanë në dorë të më testojnë, le ta votojnë Albulenën dhe le të më testojnë mua.”, tha Kurti, duke ngritur dyshime se nuk është duke u munduar fare që t’ia siguroj votat Albulena Haxhiut për t’u bërë kryeparlamentare./Lajmi.net/