Grabitet kasaforta ku kishte para, telefona e mbushje- detaje nga grabitja në filialin e IPKO-s në Prishtinë
Një grabitje u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në qendër të Prishtinës. Rreth orës 03:15 është raportuar për një rast grabitje të ndodhur në një nga filialet e operatorit telefonik “IPKO” në sheshin “Nënë Terezë” në Prishtinë. Nga Policia e Kosovës u tha se sipas informatave fillestare janë ngritur dyshime se tre persona të maskuar…

Lajme
Një grabitje u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në qendër të Prishtinës.
Rreth orës 03:15 është raportuar për një rast grabitje të ndodhur në një nga filialet e operatorit telefonik “IPKO” në sheshin “Nënë Terezë” në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës u tha se sipas informatave fillestare janë ngritur dyshime se tre persona të maskuar kanë sulmuar sigurimin fizik jashtë objektit dhe më pas kanë depërtuar brenda.
“Sipas informatave fillestare, janë ngritur dyshimet se tre persona të maskuar, kanë sulmuar sigurimin fizik jashtë objektit dhe më pas kanë depërtuar brenda, prej nga dyshohet se kanë marrë një kasafortë që dyshohet të përmbante para të gatshme, telefona të rinj dhe mbushje telefonike. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për persona të lënduar”.
Pas kësaj, të njëjtit dyshohet se kanë marrë një kasafortë që dyshohet se përmbante para të gatshme, telefona të rinj dhe mbushje telefonike, transmeton lajmi.net.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendngjarje ndërsa me rekomandimin e prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Grabitje”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se policia po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
“Aktualisht policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Ftojmë qytetarët që posedojnë informacione relevante për rastin të bashkëpunojnë me policinë përmes linjës falas 192 apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë”./Lajmi.net/