U godit me një mjet metalik në kokë – Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut në Prishtinë

Gjinekologu i njohur kosovar, Afrim Veliu është sulmuar mbrëmë rreth orës 21:30 në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se viktima është goditur në kokë me një mjet metalik derisa po futej në veturë, nga një…

Lajme

21/05/2025 10:05

Gjinekologu i njohur kosovar, Afrim Veliu është sulmuar mbrëmë rreth orës 21:30 në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se viktima është goditur në kokë me një mjet metalik derisa po futej në veturë, nga një person i panjohur.

Siç ka njoftuar Borovci, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është identifikuar ende.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor””, ka thënë Borovci. /Lajmi.net/