“Shtet policor, me urdhra politik” – Sokol Havolli reagon pasi Ministria e Çekut ia bllokon edhe një projekt Komunës së Prishtinës

Inspektorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit ia ka ndërprerë punimet Komunës së Prishtinës edhe në një punishte. Këtë e ka konfirmuar drejtori për Infrastrukturë në komunë të Prishtinës, Sokol Havolli, shkruan lajmi.net Havolli në postimin e tij ka shkruar se inspektorët e MKRS-së me urdhra politikë e pa bazë ligjore bllokuan punishten në…

Lajme

20/05/2025 15:42

Inspektorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit ia ka ndërprerë punimet Komunës së Prishtinës edhe në një punishte.

Këtë e ka konfirmuar drejtori për Infrastrukturë në komunë të Prishtinës, Sokol Havolli, shkruan lajmi.net

Havolli në postimin e tij ka shkruar se inspektorët e MKRS-së me urdhra politikë e pa bazë ligjore bllokuan punishten në rrugën “Qamil Hoxha”.

Drejtori i komunës së Prishtinës në postimin e tij shtoi se inspektori që ndërpreu punimet ishte shumë i kënaqur që ia realizoj dëshirën shefit të tij.

Postimi i plotë:

Nga shteti ligjor në shtet policor!

Sot, inspektorët e Ministrisë së Kulturës, e me urdhëra politik, pa asnjë bazë ligjore, bllokuan edhe një punishte në Kryeqytet, në rrugën Qamil Hoxha.
Kënaqësinë të jashtëzakonshme përjetoi ky inspektori në realizimin e dëshirës së shefit të tij, i rrethuar me mbrojtje policore.
Me kujdes dhe në prezencë të zyrtarëve policorë i kërkova inspektorit që të më paraqes dokumentet si në vijim:
1. Vendimin e Ministrit për asetet në mbrojtje (nuk ekziston fare vendimi, kontrolloni vet web-faqen e Ministrisë).
2. Kërkova po ashtu përgjigje se pse asetet, sikur që e kërkon ligji nuk jane të regjistruara në sistemet adekuate me të cilat funksionojnë Komunat dhe institucionet qendrore?
Natyrisht, s’ka përgjigje, por ka akuza politike nga inspektori, sepse po zbaton urdhëra politike.
Një përgjigje veç ua dha qytetarëve të Prishtinës ky person: i ndali punimet sepse muj! Mundet sepse e keqpërdorin Policinë. E kështu, e kthejne shtetin ligjor në shtet policor.