Nesër përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendi, çka do të arrihet?

Nesër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 19-herë për të provuar nëse arrijnë ta konstituojnë Kuvendin. Ja bërë më shumë se 3 muaj nga zgjedhjet në Kosovë, ku si parti fituese doli Vetëvendosje, por e pafuqishme për ta formuar qeverinë e vetme. Paritia e dytë ishte PDK, pasur me…

Lajme

20/05/2025 09:40

Nesër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 19-herë për të provuar nëse arrijnë ta konstituojnë Kuvendin.

Ja bërë më shumë se 3 muaj nga zgjedhjet në Kosovë, ku si parti fituese doli Vetëvendosje, por e pafuqishme për ta formuar qeverinë e vetme.

Paritia e dytë ishte PDK, pasur me LDK edhe AAK, që tashmë po kërkojnë një Kuvend të konstituar dhe zgjidhje politike për të dalë nga ky ngërç institucional.

Kështu të hënën dështoi përpjekja e 18-të. Kryesuesi Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën serbe dhe AAK-Nismën Socialdemokrate, që ta bëjnë këtë. Por, të njëjtat nuk paraqitën propozime.

Tutje, përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

Prej 53 deputetëve që morën pjesë në votim, 52 votuan për dhe një kundër, ndërsa abstenime nuk pati. Kryesuesi Dehari konstatoi se nuk ka kuorum dhe për rrjedhojë seanca ndërpritet.

Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë.

Kujtojmë se përfaqësuesit e partive më të mëdha politike, Albi Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramusha Haradinaj i’u përgjigjen pozitivisht ftesës së Presidentes Osmani për të dalë nga kjo krizë që ka kapluar institucionet tona.

Por takimi i 15 majit i thirrur nga Presidentja nuk solli asnjë rezultat konkret, pasi pas këtij takimi dështuan edhe dy seanca të tjera radhazi.

Çka duhet të ndryshojë në këto rrethana, cili do të jetë çelësi, presim përpjekjen e 19-të që do të na çojë drejt një zgjidhje apo të shihemi në seancën e 20-të./Lajmi.net/