Tërhiqet nga shitja Njësia nr.45 – KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme II dhe Njësia nr. 46 – KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme III
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr.45- KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme II dhe Njësinë nr.46 – KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme III. Të dy këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 72, e cila do të mbahet me datë 28 maj 2025, ndërsa tërheqja…

Lajme
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr.45- KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme II dhe Njësinë nr.46 – KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme III.
Të dy këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 72, e cila do të mbahet me datë 28 maj 2025, ndërsa tërheqja nga shitja është bërë me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së bazuar në kërkesën e Komunës së Podujevës.
Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 72 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 28 maj 2025 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.