Dimal Basha del para mediave: Pyetni LDK pse refuzon të vie në koalicion pa PDK- VV ka treguar se është konstruktive

Pas dështimit të 18-të me radhë për të arritur konstituimin e kuvendit, një prej ndryshimeve të vetme ishte se Lëvizja Vetëvendosje nuk nxori sot për të folur para mediave Hekuran Muratin, e as Faton Pecin apo Mimoza Kusari-Lila që jemi mësuar t’i shohim. Sot ata vendosën që para mediave të dalë, deputeti Dimal Basha. Dhe…

Lajme

19/05/2025 11:37

Pas dështimit të 18-të me radhë për të arritur konstituimin e kuvendit, një prej ndryshimeve të vetme ishte se Lëvizja Vetëvendosje nuk nxori sot për të folur para mediave Hekuran Muratin, e as Faton Pecin apo Mimoza Kusari-Lila që jemi mësuar t’i shohim.

Sot ata vendosën që para mediave të dalë, deputeti Dimal Basha.

Dhe natyrisht Basha filloi të bëjë deklaratën e njëjtë që Vetëvendosje po vie në Kuvend e po voton për të zgjidhur ngërçin politik.

“Vetëvendosje ka treguar se është konstruktive në krejt hapat e procesit që për synim kanë pasur zhbllokimin e kuvendit. Ju e dini se ne po vijmë dhe po votojmë për, bllokues janë ata që votojnë kundër pastaj ka qenë një trysni e madhe që duhet një diskutim në mes subjekteve politike kryeministri Kurti i ka thirru ju e dini se ata nuk kanë ndryshuar qëndrim”, deklaroi Basha.

“LDK ka refuzuar e ndoshta më mirë është t’i pyetni se pse refuzojnë të vijnë pa PDK-në. Pra me me LDK-në dhe komunitetet besoj se kishim pas një zgjidhje së paku deri tek zgjedhja e presidentit. E ne refuzojmë për çfarëdo oferte me PDK-në, e për këto ish dashtë me u përgjigj LDK-ja besoj më mirë. Uroj që Kushtetuesja të jap një përgjigje sa më shpejtë në lidhje me kërkesën e AAK-së. Aty thuhet se votimi mund të jetë i hapur apo i fshehtë, e ne po tentojmë alternativa të ndryshme dhe është u çuditshëm se si po refuzojnë. Propozimi është e drejtë e jona”,shtoi Basha, transmeton lajmi.net.

Ai tha se shpreson që Kushtetuesja shumë shpejtë të jap përgjigje dhe për AAK-në edhe për VV-në që kanë bërë kërkesë për përgjigje për votat e “vjedhura” nga LDK-ja./Lajmi.net/