Trump shkruan pasi Biden u diagnostikua me kancer, shprehet i pikëlluar
Presidenti Donald Trump ka thënë se është “i pikëlluar” pasi paraardhësi dhe rivali i tij, Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë. “Melania dhe unë jemi të pikëlluar kur dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësor të Joe Biden. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij shërim sa më të shpejtë”, tha Trumpi në…

Lajme
Presidenti Donald Trump ka thënë se është “i pikëlluar” pasi paraardhësi dhe rivali i tij, Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë.
“Melania dhe unë jemi të pikëlluar kur dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësor të Joe Biden. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij shërim sa më të shpejtë”, tha Trumpi në “Truth Social”.
Një zëdhënës i Bidenit tha të dielën se diagnoza u zbulua të premten pasi mjekët gjetën një nyjë të vogël në prostatën e tij, e cila kishte nevojë për vlerësim të mëtejshëm.