Skena kaotike: Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përplasen me eskortën e kryeministrit serb

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një segment të autostradës serbe drejt Nishit, ku raportohet për një konflikt të ashpër verbal dhe fizik mes dy automjeteve zyrtare të sigurisë te kabinetit te Aleksander Vuçiq. Videoja është postuar në rrjetet sociale nga kryetari i Partisë Demokratike, Sërgjan Milivojeviq. Në incizim, siç raportojnë mediat serbe, dëgjohet…

Lajme

17/05/2025 23:01

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një segment të autostradës serbe drejt Nishit, ku raportohet për një konflikt të ashpër verbal dhe fizik mes dy automjeteve zyrtare të sigurisë te kabinetit te Aleksander Vuçiq.

Videoja është postuar në rrjetet sociale nga kryetari i Partisë Demokratike, Sërgjan Milivojeviq.

Në incizim, siç raportojnë mediat serbe, dëgjohet një zë që supozohet se i përket këshilltares së presidentit serb, Suzana Vasiljeviq, duke dalë nga automjeti dhe duke bërtitur: “Tash po shkoj t’ia shkë***j nënën atij”, ndërsa njërin nga personeli i sigurisë së kryeministrit Macut e quan “idiot”.

Në pjesën tjetër të videos dëgjohet një zë gruaje që pretendon se bëhet fjalë për një eskortë nga zyra e presidentit Vuçiq, pas së cilës ndodh një sherr fizik mes dy pjesëtarëve të sigurisë.

Për momentin nuk dihen të gjitha rrethanat e këtij incidenti, as identiteti i të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa në ditët në vijim mund të mësohen më shumë informacione rreth historisë së mundshme të konfliktit.