​Krasniqi: LVV kërkoi ta shkelim rregulloren duke mbajt seanca një herë në javë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga deputetët e opozitës që seanca konstituive të mbahet një herë në javë dhe jo çdo 48 orë. Sipas tij, LVV-ja e bëri këtë kërkesë në kundërshtim me rregulloren e kuvendit. Krasniqi tha se PDK-ja nuk do të votojë asnjë propozim…

Lajme

17/05/2025 12:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga deputetët e opozitës që seanca konstituive të mbahet një herë në javë dhe jo çdo 48 orë. Sipas tij, LVV-ja e bëri këtë kërkesë në kundërshtim me rregulloren e kuvendit.

Krasniqi tha se PDK-ja nuk do të votojë asnjë propozim të LVV-së për kryetar të kuvendit, e që është zëvendësim i ish-ministres, Albulena Haxhiu.

“Përveç që patëm një reprizë të episodës së 17, tashmë të bllokimit me qasjen arbitrare dhe imponuese të tyre. Sot patëm edhe një zhvillim të papranueshëm. E para e punës, deputetët e partisë që ka dalur e para në zgjedhje nuk erdhën as me kohë. Ishin katërdhjetë e pesë minuta vonë. Kur erdhën patën një kërkesë që në mënyrë të organizuar ta shkelim rregulloren, Kërkesa e tyre ishte që në kundërshtim me rregulloren që thotë se duhet të mblidhemi çdo dy ditë derisa të konstituohet kuvendi, ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është krejtësisht e pa pranueshme që të bëhet një kërkesë e tillë për të shkelur rregulloren me vetëdije dhe e dyta kjo tregon se vullneti I tyre nuk është në asnjë mënyrë për të tentuar për të bërë zgjidhje apo për të lëvizur përpara por thjeshtë këto përsëritje dhe repriza”, tha Kransiqi.