Macron: Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe me Beogradin
Presidenti francez Emmanuel Macron uroi që në javët e ardhshme rifillim të dialogut Kosovë-Serbi. Ai shtoi se dialogu i tërthortë nuk është korrekt për të avancuar. “Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete në çështjen…

Lajme
Presidenti francez Emmanuel Macron uroi që në javët e ardhshme rifillim të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai shtoi se dialogu i tërthortë nuk është korrekt për të avancuar.
“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete në çështjen politike mbi zgjedhjet e komunave që s’kanë qenë të kënaqshme, për sigurinë. Kjo është e njohur s’ka asgjë të re. Mendoj që ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Duhet të dalë nga kjo ballëpërballje që bllokon situatën. Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike sociale. Kërkesat janë legjitime nuk duhet të lënë të vendoset një dialog i tërthortë, s’është mënyrë korrkte për të avancuar”, tha ai.