AGK-ja i reagon Gërvallës: Sulmet e tilla kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka reaguar ndaj postimit të Donika Gërvallës, ku sulmoi mediat dhe gazetarët. Gërvalla eskaloi sot me gjuhën e saj përmes një postimi në facebook ndaj mediave, duke i quajtur “mercenarë të gënjeshtrës dhe mashtrimit” dhe lajmet kundër ministrit në detyrë, Faton Peci i quajti “produkt i krimit të…

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka reaguar ndaj postimit të Donika Gërvallës, ku sulmoi mediat dhe gazetarët.
Gërvalla eskaloi sot me gjuhën e saj përmes një postimi në facebook ndaj mediave, duke i quajtur “mercenarë të gënjeshtrës dhe mashtrimit” dhe lajmet kundër ministrit në detyrë, Faton Peci i quajti “produkt i krimit të organizuar”.
AGK ka dënuar gjuhën e papranueshme të zyrtares së lartë të partisë politike që ka udhëhequr më Kosovën në 4 vitet e fundit duke shtuar se sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave.
“AGK-ja e dënon këtë gjuhë të papranueshme të zyrtares së lartë të partisë politke që ka udhëhequr më Kosovën në 4 vitet e fundit, dhe i kujton se sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave.
AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj të vegjël, që të ndalojnë me retorikën nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi i plotë i AGK-së:
Deputetja e Vetëvendosjes (Guxo), Donika Gërvalla Schëarz sulmon mediat dhe gazetarët
Deputetja, Donika Gërvalla Schwarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në së paku dy postime në Facebook, teksa ka mbrojtur deputetin tjetër, Faton Peci.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme ka shkruar, “Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime”, dhe gjithashtu “E hajt mos i quaj këta, që veç gazetarë nuk janë, mercenarë të gënjeshtrës dhe mashtrimit”.
AGK-ja e dënon këtë gjuhë të papranueshme të zyrtares së lartë të partisë politke që ka udhëhequr më Kosovën në 4 vitet e fundit, dhe i kujton se sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave.
AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj të vegjël, që të ndalojnë me retorikën nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve.