Takimi i Osmanit me liderët politikë që folën e propozuan diçka për të dal nga ngërçi i Kuvendit, Kurti nuk e tha asnjë fjalë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit që ka mbajtur me liderët e partive politike në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Përveç Osmanit, për takimin folën edhe liderët politik, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj por jo edhe Albin Kurti. Nga ky takim bazuar në deklaratat dhe qëndrimet e tre…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit që ka mbajtur me liderët e partive politike në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
Përveç Osmanit, për takimin folën edhe liderët politik, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj por jo edhe Albin Kurti.
Nga ky takim bazuar në deklaratat dhe qëndrimet e tre liderëve politike nuk dhanë ndonjë rezultat se mund të ketë marrëveshje politike mes palëve.
Me të përfunduar takimi, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ky takim me presidenten ka qenë i propozuar qysh javën e kaluar nga PDK-ja duke besuar se presidentja si i vetmi institucion me mandat legjitim duhet angazhuar dhe të marrë një rol.
“Në këtë përpjekje për të zhbllokuar situatën në të cilën jemi për shkak të insistimit të VV-së që të mbajë në mënyrë imponuese zonjën Haxhiu e cila s’ka marrë shumicën e votave të deputetëve dhe s’mund ti marrë. Ishte një diskutim brenda pozicioneve që kemi shprehur, në emër të PDK-së kërkova që Kurti ta ndryshojë kandidaten e të vie me një propozim që ka mjaftë në grupin parlamentar që marrin shumicën parlamentare. Nuk pres që të ndodhë një gjë e tillë, e fatkeqësisht jemi në një situatë të njëjtë por duhet parë këtë takim si një hap para për të gjetur një rrugëzgjidhje”, deklaroi Krasniqi, transmeton lajmi.net.
I po të njëjtit mendim ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ku tha se edhe në këtë takim ka paraqitur dhe propozuar idenë e tij për qeveri tranzicionale që sipas tij gjeti përkrahjen e liderëve të tjerë- përjashtu këtu kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Kryesisht partitë politike qëndruan në pozicionet e tyre paraprake që nënkuptoni që s’ka zgjidhje për angazhim politik dhe asnjë iniciativë që do të zhbllokojë zgjedhjen e tanishme. Gjendja e tanishme me 16 herë përsëritje, një muaj vonesë dhe më së paku iniciativë nga partia e parë me 48 deputetë nënkupton se s’ka as brengë e siç e pash në takim as urgjencë që kjo të zgjidhet sa më parë. Kam propozuar dhe elaboruar idenë e qeverisë së unitetit për një periudhë të shkurtër e agjendë të qartë, me pika të qarta të denfinuara. Jam i lumtur që kishte një reflektim pozitiv nga partitë e tjera, përjashtuar nga partia e parë që s’[pati as pozicion të qartë e as ide si të dilet nga kjo situatë”, deklaroi ai.
Ndërkaq, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, për dallim nga lideri i PDK-së dhe LDK-së, tha se brenda presidencës u diskutua për të gjetur një kandidat të përshtatshëm për kryeparlamentar e që merr besimin e shumicës.
“E kemi dhënë idenë tonë që me ecë përpara pra që do ta votonim një kandidat për kryetar kuvendi një person unifikues, kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi pra të bisedës me presidenten”, ka thënë Haradinaj para mediave.
Të kujtojmë se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk u prononcua para mediave pas takimit, Kurti u pa duke hyrë në takimin e ftuar nga Presidentja dhe në fotografinë e përbashkët me liderët e partive, por nuk e tha as edhe një fjalë rreth takimit.
Ndërsa, Vjosa Osmani tha se do t`i ftojë liderët e partive për ndonjë marrëveshje eventuale politike, por që vet Presidentja tha se gjasat për këtë janë ‘minimale’.
Ajo tha se u ka treguar në takim se si presidente mund t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese por që i ka dhënë edhe pak kohë liderevë të subjekteve politike që të gjejnë vetë një zgjidhje.
“Nëse kjo zvarritet shumë, janë disa opsione që vetë deputetët ta shfrytëzojnë. Deri tani AAK ka kontestuar një vendim, por që lidhet me formën e votimit jo domosdo me proceset tjera. Të shfrytëzoj prerogativat kushtetuese dhe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sot ajo çfarë kam shprehur para liderëve, që nëse do të kishte pajtim edhe nga ana e tyre, unë nuk kam ndonjë problem që ta dërgoj këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, nuk pat ndonjë kundërshtim nga asnjëri prej tyre. Megjithatë, ne do të presim nëse ditët në vijim do të rezultojnë me marrëveshje politike apo arritje të një marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit para se të procedojmë me diçka e tillë”, ka thënë ajo.
Ky takim i thirrur nga Presidentja erdhi si pasojë e zvarritjes së gjatë për moskonstituimin e Kuvendit, të shtunën mbahet seanca e 17’të me fillim nga ora 10:30. /Lajmi.net/