Fotoja e parë brenda takimit të Osmanit me liderët politikë, Kurti ulet afër Abdixhikut e përballë Krasniqit
Fotoja e parë brenda nga takimi mes Osmanit dhe liderëve politikë është publikuar. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është ulur afër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, të cilin e luti tri herë për koalicion, transmeton lajmi.net. Përball Kurtit janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky takimi i thirrur nga…

Lajme
Fotoja e parë brenda nga takimi mes Osmanit dhe liderëve politikë është publikuar.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është ulur afër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, të cilin e luti tri herë për koalicion, transmeton lajmi.net.
Përball Kurtit janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky takimi i thirrur nga presidentja Osmani është bërë për shkak të zvarritjes së konsitituimit të Kuvendit të Kosovës.
Takimi pritet të përfundojë shumë shpejt, derisa nuk pritet që të sjellë ndonjë propozim që do t’i jepte zgjidhje çështjes së konstituimit të Kuvendit.
Pas takimit , Vjosa Osmani parashihet që t’u drejtohet mediave për detaje të tjera nga takimi./Lajmi.net/