Starmer fillon vizitën historike dyditore në Tiranë, pritet me cermoni zyrtare nga Edi Rama
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë – vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik në Shqipëri. Fillimisht, ai u prit nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Presidencë, ndërsa më pas nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare në Kryeministri. Në fokus të takimit…

Lajme
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë – vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik në Shqipëri.
Fillimisht, ai u prit nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Presidencë, ndërsa më pas nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare në Kryeministri.
Në fokus të takimit mes dy liderëve është thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimi i bashkëpunimit strategjik në fusha kyçe si mbrojtja, siguria, lufta kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm. Starmer dhe Rama pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të kësaj vizite, Kryeministri britanik vizitoi Portin e Durrësit, ku u njoh nga afër me operacionet e përbashkëta kundër kontrabandës së njerëzve dhe falsifikimit të dokumenteve.
Britania ka njoftuar zgjerimin e Forcës së Përbashkët të Detyrës për Migracionin, e cila do të përfshijë edhe Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe potencialisht Malin e Zi. Zgjerimi do të përfshijë shkëmbim të informacionit inteligjent, përdorim të dronëve dhe përforcim të kontrollit kufitar.