Pas Malit të Zi, presidenti i Këshillit Evropian arrin në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Kosovë. Costa, pritet të zhvillojë takim me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti. Në agjendën e publikuar nga KE-ja thuhet se zyrtari i lartë evropian do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë…

Lajme

14/05/2025 16:48

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Kosovë.

Costa, pritet të zhvillojë takim me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

Në agjendën e publikuar nga KE-ja thuhet se zyrtari i lartë evropian do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë për media duke filluar nga 0ra 16:40.

Ndërsa dy orë më pas duke filluar nga 18:40 parashihet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.