Rama e anulon pritjen e Gipsy Kings, thotë se çështja e mbeturinave është “urgjente” dhe më prioritare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka anuluar pritjen e organizuar për grupin muzikor Gipsy Kings që do të vinë në Kosovë. Rama ka thënë se kjo ka ardhur si pasoj e problemit emergjent me mbeturina, shkruan lajmi.net. “Ju njoftojmë se pritja e paralajmëruar për sot, më 14 maj 2025, në ora 16:00,…

Lajme

14/05/2025 14:22

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka anuluar pritjen e organizuar për grupin muzikor Gipsy Kings që do të vinë në Kosovë.

Rama ka thënë se kjo ka ardhur si pasoj e problemit emergjent me mbeturina, shkruan lajmi.net.

“Ju njoftojmë se pritja e paralajmëruar për sot, më 14 maj 2025, në ora 16:00, e bendit Gipsy Kings tek Kryetari Rama, nuk do të mbahet. Anulimi vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit lidhur me problemin emergjent të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërmarrjes “Pastrimi”, që ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të Kryetarit”, ka njoftuar Rama.