Mushkolaj-Bajramit: Jeni parti me 18%, mos na shitni LDK si të jashtëzakonshme- keni bë koalicion me njerëzit që i quanit “kriminelë”

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami mbrëmë ka deklaruar se brenda LDK-së nuk ka deputetë që kanë kundërshtime sa i përket koalicioneve të mundshme. Ndër të tjerash gjatë deklarimit të saj në Dukagjin, analisti Imer Mushkolaj i tha që të mos “shtiren” si një parti e jashtëzakonshme- e të pranojnë faktin se janë…

Lajme

14/05/2025 08:13

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami mbrëmë ka deklaruar se brenda LDK-së nuk ka deputetë që kanë kundërshtime sa i përket koalicioneve të mundshme.

Ndër të tjerash gjatë deklarimit të saj në Dukagjin, analisti Imer Mushkolaj i tha që të mos “shtiren” si një parti e jashtëzakonshme- e të pranojnë faktin se janë parti me 18% dhe asgjë më tepër.

Bajrami deklaroi se LDK-ja nuk është si asnjë parti tjetër, derisa Mushkolaj i tha se LDK-ja s’është asgjë më tepër dhe se duhet ndaluar së paraqituri sikur LDK është diçka e jashtëzakonshme.

Kurse Bajrami tha se nuk bëjnë koalicion me ata që i konsiderojnë “hajvana”-duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Dimal Basha.

Me këtë rast Mushkolaj reagoi duke thënë se “keni bërë koalicion edhe me kriminelë”./Lajmi.net/