Celibashi paralajmëron: Trafikimi i votave në “listat e hapura” do të ndëshkohet penalisht
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka reaguar sot lidhur me shqetësimet e ngritura për integritetin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese për kandidatët në sistemin e “listës së hapur”. Në një deklaratë publike, Celibashi theksoi se KQZ-ja ka marrë masa të plota organizative, teknike dhe njerëzore për…

Lajme
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka reaguar sot lidhur me shqetësimet e ngritura për integritetin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese për kandidatët në sistemin e “listës së hapur”.
Në një deklaratë publike, Celibashi theksoi se KQZ-ja ka marrë masa të plota organizative, teknike dhe njerëzore për të parandaluar çdo formë manipulimi apo “trafikimi” të votave të kandidatëve individualë brenda partive dhe koalicioneve, raporton A2CNN.
Ai siguroi se i gjithë procesi i numërimit dhe vlerësimit është i dokumentuar me pamje filmike dhe se çdo mospërputhje midis videos dhe rezultatit përfundimtar do të trajtohet me serioz të plotë.
“Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në ‘listën e hapur’ do të konstatohen mospërputhje mes pamjeve filmike dhe rezultatit të shpallur, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, u shpreh Celibashi.