Gucati: Turp i madh i qeverisë që ende s’çoi një letër garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së

Zhvillime të njëpasnjëshme pati sot para hotelit ku parashihej që të mbante një konferencë për media, Kryetarja e Speciales- Ekaterina Tredanfilova. Aty për të kundërshtuar ardhjen e saj dhe zhvillimin e kësaj konferencë shkuan një numër i madh i veteranëve, bashkë me përfaqësues të PSD-së. Të njëjtit brohoritën, kundërshtuan e bën thirrje që kjo konferencë…

Lajme

13/05/2025 13:19

Zhvillime të njëpasnjëshme pati sot para hotelit ku parashihej që të mbante një konferencë për media, Kryetarja e Speciales- Ekaterina Tredanfilova.

Aty për të kundërshtuar ardhjen e saj dhe zhvillimin e kësaj konferencë shkuan një numër i madh i veteranëve, bashkë me përfaqësues të PSD-së.

Të njëjtit brohoritën, kundërshtuan e bën thirrje që kjo konferencë të mos zhvillohet.

Po ashtu veteranët hodhën edhe tym të zi, që situate më pas u përkeqësua paksa.

Pavarësisht kësaj çdo gjë u arrit të mbahej nën kontroll- si dhe kërkesa e tyre u arrit pasi Tredanfilova njoftoi se ka anuluar tashmë konferencën e paraparë të zhvillohej sot.

E pas nisjes së shpërndarjes së veteranëve, Hysni Gucati u deklarua në lidhje me zhvillimet.

Ndër të tjerash ai tha se tymi i zi nuk u hodh për t’i provokuar policët, por për të treguar se Trendafilova i solli veç keq Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk i beson policisë tonë, por kur Trendafilova është këtu, policia jonë e mbron. Kemi polici të aftë. Këtë po e bën Gjykata Speciale, po luan me dy karta, me dy lojëra. Edhe na beson edhe nuk na beson. Kjo Gjykatë po i bën 100 dallavere dhe 100 gënjeshtra”, u shpreh Gucati për Klankosova.

Tutje, ai u shpreh i zhgënjyer nga qeveria pasi sipas tij, është dashtë të dërgojë një letër garantuese për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen tash e disa vite në Hagë.

“Ende qeveria jonë nuk ka garantuar për t’i liruar me kusht ata. Pushteti ynë është dashtë ta bëjë këtë. Turpi më i madh i këtyre institucioneve pse nuk e kanë lëshuar një letër garancioni për t’i liruar ata”, tha Gucati.

Në fund, ai tha se grumbullimi i veteranëve sot pranë hotelit ku po qëndronte Trendafilova nuk ka qenë protestë, por reagim për vizitën të cilën OVL-UÇK e ka quajtur të papranueshme, të kryetares së Dhomave të Specializuara./Lajmi.net/