Gucati: Tymi i zi u gjuajt jo për t’i provokuar policët, por t’i tregojmë opinionit se Trendafilova mendon vetëm zi për popullin shqiptarë

Veteranët sot kanë zhvilluar protestë kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilovas. Ata para mediave kanë thënë se kjo protestë është thirrur për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së. Hysni Gucati tha se tymi i zi i gjuajtur sot nga veteranët e UÇK-së nuk ishte provokim…

Lajme

13/05/2025 12:55

Veteranët sot kanë zhvilluar protestë kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilovas.

Ata para mediave kanë thënë se kjo protestë është thirrur për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së.

Hysni Gucati tha se tymi i zi i gjuajtur sot nga veteranët e UÇK-së nuk ishte provokim për policitë por për të treguar se Trendafilova mendon vetëm zi për popullin tonë.

“Tymi i zi që u gjuajt sot është për shkak që është ditë e zezë për neve, tymi ka qenë i zi jo për me i’u provoku juve e as policinë, por ka qenë ditë e zezë për neve sepse 13 maji është formimi i sigurimit shtetëror i Serbisë i cili ka bërë terror në këtë vend për këtë arsyen ne e gjuajtëm tymin e zi që t’i tregojmë opinionit se Trendafilova mendon vetëm zi për shqiptarët e Kosovës dhe për vendin tonë”, tha Gucati para mediave./Lajmi.net/