Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar ” në veri të Mitrovicës, Rizvanolli: Ky është shteti ynë, këto janë institucionet tona

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Rizvanolli ka thënë se ky është një hap konkret që i…

Lajme

13/05/2025 10:14

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Rizvanolli ka thënë se ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit të Kosovës.

“Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar Rizvanolli.

Tutje ajo ka falënderuar, Policinë për mbështetjen, derisa falënderim shprehu dhe për KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe falënderoj KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.  Ky është shteti ynë, këto janë institucionet tona, dhe ato do të jenë të vetmet që shërbejnë në Republikën e Kosovës”, shkroi ajo. /Lajmi.net/