Garë e ngushtë në Lezhë, Koalicioni i PD-së përmbys rezultatin dhe i merr një mandat PS-së
Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka kaluar në kryesim pas numërimit të 141 qendrave të votimit nga gjithsej 245. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 16,255 vota ose 43.93% të…

Lajme
Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka kaluar në kryesim pas numërimit të 141 qendrave të votimit nga gjithsej 245.
Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 16,255 vota ose 43.93% të totalit, duke lënë pas Partinë Socialiste), e cila ka grumbulluar 16,066 vota ose 43.42%.
Kjo përmbysje vjen pasi PS udhëhoqi rezultatin paraprak, duke e bërë garën në këtë qark të mbetet e hapur dhe me zhvillime të papritura.
Në vend të tretë pozicionohet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 2,229 vota (6.02%), ndërsa subjektet e tjera politike kanë marrë përqindje më të vogla të mbështetjes.
Bazuar në këto rezultate dhe projeksionet aktuale, ndarja e mandateve në këtë fazë të numërimit parashikohet të jetë:
3 mandate për Partinë Socialiste
4 mandate për Koalicionin PD-ASHM
Gara mbetet e hapur ndërsa numërimi vazhdon, dhe përqindjet mund të lëvizin në varësi të rezultatit në qendrat e mbetura.